Mësuesja vret me thikë nxënësen 8-vjeçare në shkollën në Korenë e Jugut
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku një mësuese ka goditur për vdekje me thikë një vajzë tetëvjeçare në një shkollë fillore. Sipas policisë, mësuesja ka pranuar se ka goditur nxënësin në qytetin qendror të Daejeon.
Vajza është gjetur në katin e dytë të shkollës, me plagë të shkaktuara nga thika dhe është shpallur e vdekur në spital. Mësuesja është gjetur gjithashtu pranë saj e plagosur.
Sipas policisë pas vrasjes së nxënëses mësuesja ka tentuar t’i japë fund jetës duke goditur dhe veten me thikë.
Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, urdhëroi një hetim të plotë mbi incidentin dhe kërkoi që autoritetet të ndërmarrin “masat e nevojshme për të siguruar që raste të tilla të mos ndodhin më kurrë”. Për të shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet, disa vendas vendosën lule dhe një kukull në portën e shkollës, e cila u mbyll të martën.
Gjatë një konference të policisë, Yook Jong-myung, kreu i stacionit policor perëndimor të Dajeon, njoftoi se mësuesja ështëjashtë rrezikut për jetën në spital.
Mësuesja kishte kërkuar një leje gjashtëmujore për t’u kuruar për depresionin, por ishte kthyer në shkollë pas vetëm 20 ditësh, pasi një mjek e kishte vlerësuar atë të aftë për të punuar.
Në kohën kur ishte e lirë nga puna, mësuesja kishte shfaqur mendime vetëvrasëse, sipas dëshmisë së dhënë nga një mësues që u intervistua nga policia. Disa ditë para incidentit, ajo kishte shfaqur sjellje të dhunshme edhe ndaj kolegëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin