Meta përballet me ankesa për të dhënat personale në Evropë

6 Qershor 2024 | 12:16

Një grup me bazë në Vjenë ngriti të enjten padi në 11 vende europiane kundër Meta-s, duke thënë se ndryshimi i planifikuar i politikës së privatësisë nga gjiganti teknologjik global do të lejojë përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale për teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Kjo vjen pasi Meta informoi përdoruesit e saj europianë për një ndryshim në politikën e saj të privatësisë që do të hyjë në fuqi nga 26 qershori.

Grupi tha se përmes politikës së saj të re të privatësisë planifikon të përdorë të gjitha të dhënat publike dhe jo publike të përdoruesve që ka mbledhur që nga viti 2007 dhe t’i shpërndajë ato me palë të treta.

“Kjo është qartësisht e kundërta e përputhshmërisë së rregullave”, tha themeluesi i Qendrës Europiane për të Drejtat Dixhitale, Max Schrems, duke iu referuar Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së, e cila synon të bëjë më të lehtë për njerëzit kontrollin mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre personal.

Nëpërmjet padive, grupi kërkon nga autoritetet e mbrojtjes së të dhënave në 11 vendet europiane të ndalojnë politikën e re të privatësisë së Meta-s përpara se të hyjë në fuqi në fund të qershorit dhe të hetojnë plotësisht atë.

Grupi tha se planifikon të ngrejë padi në shtetet e tjera anëtare të BE-së në ditët në vijim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026