Meta reagon nga qelia për protestën e PD: Plumbat e gomës nuk e ndalin uraganin e Lirisë
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me protestën e organizuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thekson se qytetarët shqiptarë janë të vendosur për të përmbysur, sipas tij, “regjimin e kalbur” të kryeministrit Edi Rama.
Sipas ish-presidentit, përdorimi i plumbave të gomës, dhuna ndaj protestuesve dhe arrestimet nuk do të mund të ndalin, siç shprehet ai, “uraganin e Lirisë”.
“20 Shkurti i rrëzimit të diktaturave konfirmoi vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur regjimin e kalbur të Edi Ramës. As plumbat e gomës, as dhuna kriminale dhe as rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk e ndalin dot uraganin e Lirisë. Mirënjohje për guximin, qëndresën dhe vendosmërinë për t’i rikthyer Shqipërisë me çdo çmim Lirinë. FITORE!”, thotë Meta.
Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat
‘The Albanian Files’! Berisha: Projektet janë të porositura me orientimin e Edi Ramës, janë miratuar prej tij
Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve
- 17:12 Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë
- 17:02 Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)
- 17:01 Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën
- 16:44 Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale
- 16:41 Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan
- 16:38 Farage jep dorëheqjen nga posti i deputetit, thirren zgjedhje të pjesshme në Clacton