“Meta u rrëmbye me dhunë”, PL-kreut të Policisë: Duam emrat e personave me maska

4 Nëntor 2024 | 12:18

Partia e Lirisë, përmes një letre zyrtare drejtuar drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, kërkon t’u vihen në dispozicion emrat e të gjithë skuadrës policor që ekzekutuan urdhrin e GJKKO për arrestimin e Ilir Metës.

Në letrën e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi dhe deputetët Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho thuhet se presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u nxor forcërisht nga automjeti me të cilin udhëtonte, u rrëmbye me dhunë, u tërhoq zvarrë mes publikut nga personat me maska, me një trajtim kriminal, denigrues dhe degradues, pa ju komunikuar asnjë vendim gjyqësor dhe pa ju lexuar të drejtat, që i takonin.

Partia e Lirisë kërkon nga drejtori i policisë dhe ministri i Brendshëm që brenda datës 7 nëntor t’u vihen në dispozicion edhe emrat e emrat e personave që kanë urdhëruar dhe kanë udhëhequr këtë operacion kriminal.

Kreu i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti Ilir Meta u arrestua në 21 tetor me urdhër të SPAK.

Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka...
20:07 | 03/07/2026

Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:49 | 03/07/2026

34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata...
19:16 | 03/07/2026