English

Microsoft Office 365, shërbimi që transferon zyrën në një celular të thjeshtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë dekadës së shkuar, teknologjitë dixhitale kanë transformuar jetën tonë. Kudo jemi, teknologjia luan rol jetësor në pothuajse gjithçka që bëjmë dhe puna nuk bën përjashtim.

- Advertisement -

Për të gjithë ata që drejtojnë biznese të vogla apo sipërmarrje të mëdha: komunikimi i shpejtë, qasja në informacione dhe shërbime është thelbësore për mbajtjen e punonjësve produktivë dhe të angazhuar. Këtu nuk bëjnë përjashtim as klientët. Ata gjithashtu presin përgjigje të shpejta dhe zgjidhje të menjëhershme të nevojave apo problemeve që kanë.

Këto pritshmëri janë shtuar më tej sidomos vitin e fundit, ku pandemia nxiti nevojën për një model të ri pune, punën inteligjente “Smart”: ku falë përdorimit të teknologjisë punonjësit mund të punojnë jashtë vendit të tyre të punës nga çdo pajisje.

Sot në ‘Risi’ do të flasim për këtë temë, duke prezantuar shërbimin Microsoft Office 365 nga Vodafone, shërbim i cili u mundëson bizneseve të operojnë kudo 365 ditë të vitit.

Office 365 është një zgjidhje produktive, e cila përmirëson efiçencën dhe fleksibilitetin në punën e bizneseve. Ajo përmirëson bashkëpunimin midis punonjësve në siguri të plotë, pasi mundëson mbrojtje nga sulmet kibernetike. Shërbimi mbledh të gjitha aplikacionet e Microsoft si Word, Excel, Power-Point dhe i integron ato duke i bërë të aksesueshme nga të gjitha pajisjet digjitale. Paralelisht ajo mundëson opsionin e ruajtjes së dokumenteve në Cloud dhe qasjen e tyre nga kudo që të jeni. Gjithashtu, sistemi mundëson edhe vizibilitetin e lëvizjes së dokumenteve të kompanisë në çdo kohë.

Office 365 garanton që punonjësit të punojnë nga zyra, shtëpia apo qoftë dhe në lëvizje, duke pasur akses të përbashkët në dokumente. Paralelisht ky shërbim mundëson që të ndani dokumente të ndjeshme apo me vlerë për kompaninë, me punonjës por edhe me klientët tuaj pa pasur nevojë që ata të kenë të instaluar aplikacione shtesë.

Kalendari i punës, kontaktet, detyra dhe objektivat mund të ruhen fare mirë me këtë shërbim.

Microsoft Office 365 nuk ka nevojë për serverë qendrorë dhe kjo shkurton kostot për investime shtesë në pajisje apo punonjës IT të dedikuar. Plus kësaj ky shërbim mundëson arkivim të dokumenteve, shënimeve, bisedave dhe materialeve të ndryshme, qoftë dhe video. Qasjen dhe ndërlidhjen e shpejtë me to direkt edhe nga celulari apo tableti. Kështu zyrën e punës tashmë do ta kemi gjithmonë me vete. Për të kuptuar më mirë zgjidhjen ne do të sjellim përvojën që kanë pasur sipërmarrjet shqiptare.

Shërbimi i Vodafone sjell si avantazh kryesor hapësirën e madhe të ruajtjes dhe shpërndarjes së materialeve. Këto paketa hapësirash vijnë të kombinuara dhe të personalizuara sipas nevojës që ka çdo biznes. Përveç hapësirës, Vodafone mundëson sigurimin me antivirus dhe anti-spam duke e bërë kështu këtë shërbim tej mase të sigurt.

Fakti që shërbimi ka serverë në Cloud lehtëson qasjen nga të gjitha pajisjet pa u limituar nga kapacitetet e dokumenteve pavarësisht hapësirës së madhe ruajtëse që mundëson. Office 365 përdoret lehtësisht nga të gjitha telefonat, iPhone dhe Android, por edhe nga llojet e ndryshme të kompjuterëve si PC, Mac, laptopë apo dhe tabletë.

Avantazh tjetër i shërbimit të Vodafone është mundësia për të punuar më mirë në grup pavarësisht se punonjësit mund të mos jenë në një zyrë. Kjo është shumë e përshtatshme sidomos për periudhën aktuale apo për të gjitha ato biznese që ushtrojnë një pjesë të punës së tyre në terren. Opsionet e audio dhe video-konferencave mes kolegëve, mundësia për të ndarë dokumente apo prezantime gjatë takimeve virtuale: të gjitha këto brenda një rrjeti të sigurt, janë elemente që shumë sipërmarrje në vend kanë zgjedhur të aplikojnë për të garantuar ecurinë e punës, pavarësisht situatave me të cilat mund të përballen.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?