Microsoft pushon një pjesë të stafit të lojërave të Xbox, ja shkaku

12 Shtator 2024 | 22:48

Pronari i Xbox, Microsoft do të pushojë nga puna rreth 650 persona nga stafi nga i tij i lojërave.

Gjigandi i softuerit tha se stafi që punon në “kryesisht funksione korporative dhe mbështetëse” në mbarë botën do të preket.

Ai pushoi nga puna 1,900 staf në janar dhe, në maj, mbylli katër studio të blera përpara blerjes së prodhuesit të Call of Duty Activision-Blizzard.

Në një memo për punëtorët e shpërndarë në internet dhe të verifikuar nga BBC, shefi i Xbox, Phil Spencer tha se “asnjë lojë, pajisje apo eksperiencë nuk po anulohet dhe asnjë studio nuk po mbyllet” për shkak të pushimeve të fundit nga puna.

Ai tha se vendimi për të shkurtuar më shumë vende pune – rreth 3% të stafit të tij të lojërave – u mor “si pjesë e harmonizimit të strukturës së ekipit pas blerjes” dhe organizimit të biznesit “për sukses afatgjatë”.

Edhe pse ai tha se lojërat dhe studiot nuk do të preken, ai tha se do të ketë “disa ndikime te ekipet e tjera pasi ato përshtaten me ndryshimin e prioriteteve dhe menaxhojnë ciklin jetësor dhe performancën e lojërave”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026