Microsoft: Rusia po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet presidenciale në SHBA 

17 Prill 2024 | 21:12

Kompania amerikane Microsoft njoftoi sot se në 45 ditët e fundit janë aktivizuar fushata online ruse që po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, por me ritme më të ngadalta se në zgjedhjet e fundit.

“Llogaritë e lidhura me Rusinë po përhapin përmbajtje përçarëse në publikun amerikan, duke përfshirë kritikat për mbështetjen e SHBA për Ukrainën,” tha Microsoft në një deklaratë, raporton Reuters.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por Kremlini tha muajin e kaluar se nuk kishte ndërmend të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Moska zyrtare hodhi poshtë gjithashtu akuzat e SHBA-së se Rusia orkestroi ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

Edhe pse aktiviteti rus nuk është aq intensiv sa përpara zgjedhjeve të mëparshme, ai mund të ndryshojë dhe intensifikohet në periudhën e ardhshme, sipas deklaratës së Microsoft.

“Mesazhet e lidhura me Ukrainën të dërguara përmes mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale kanë marrë hov në dy muajt e fundit. Aktivitetet më të frytshme të këtij lloji lidhen me administratën presidenciale ruse”, pretendon Microsoft, duke deklaruar se një nga qëllimet kryesore është përhapin dezinformata në gjuhë të ndryshme përmes internetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë

Bisedimet indirekte mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë përfunduar në Doha, pa ndonjë përparim të dukshëm drejt një marrëveshjeje afatgjatë. Negociatat u përqendruan kryesisht...
19:01 | 02/07/2026

Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik

Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen ka deklaruar se se nuk do të kandidojë për presidente vitin e ardhshëm nëse gjykata në Paris...
18:38 | 02/07/2026

Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar

Shkencëtarët kanë hasur rastësisht një fosil të rrallë dinosauri nga Antarktida, i cili ishte fshehur për dekada të tëra në një sirtar. Kocka vjen nga bishti...
18:27 | 02/07/2026