Mijëra qytetarë protestojnë në Brazil kundër presidentit, akuza për keqmenaxhim të pandemisë
Mijëra njerëz protestuan përsëri të shtunën në disa qytete braziliane kundër presidentit Jair Bolsonaro për menaxhimin e tij të pandemisë.
Demonstrata u mbajtën në shumë qytete braziliane, duke përfshirë Salvadorin (në verilindje), kryeqytetin Brasilia dhe Belo Horizonte (juglindje).
Po kështu, rreth 10.000 njerëz marshuan në Rio de Janeiro, duke iu përgjigjur një thirrjeje nga organizatat e krahut të majtë dhe lëvizjet studentore.
“Askush nuk dëshiron të jetë në rrugë në mes të një pandemie. Bolsonaro nuk lë asnjë alternativë. Ne jemi në rrugë për të mbrojtur jetën. Ne nuk do të presim për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Ky është vetëm fillimi”, tha Guilherme Boulos, udhëheqësi i Lëvizjes së Punëtorëve të Pastrehë.
Në Sao Paulo, protestuesi Jonas Davanco tha: “Unë nuk e di nëse Brazili do të jetë në gjendje ta bëjë këtë, por ne kemi një detyrim për ta hequr atë nga pushteti sepse ai po vret njerëz”.
Që nga fillimi i pandemisë, të cilën ai e ka përshkruar si “grip”, presidenti brazilian ka kritikuar masat e karantinës, ka promovuar barna të paprovuara dhe ka vënë në dyshim efektivitetin e vaksinave.
Protestuesit thonë se shumë vdekje mund të ishin shmangur nëse qeveria do të kishte filluar më herët fushatën e vaksinimit.
Ata gjithashtu akuzojnë presidentin për promovimin e shpyllëzimeve në Amazon, dhunën dhe racizmin.
Brazili është vendi i dytë në botë më i goditur me më shumë se 461,000 vdekje të regjistruara që nga fillimi i pandemisë.
Ai regjistroi muajin më vdekjeprurës në prill, me rreth 100.000 jetë të humbura.
LEXONI GJITHASHTU:
Lukashenko-Putin bashkojnë forcat, presidenti bjellorus në Moskë: Perëndimi po nxit trazira
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës