Milan dhe Juventus firmosin me trajnerët e rinj

13 Qershor 2024 | 13:55

Ende pa nisur mirë merkato skuadrat kanë kryer lëvizjet e para, kryesisht sa i përket trajnerëve, të cilët më pas do të zbatojnë planet e tyre për sezonin e ri. Nga Italia vijnë lajme të rëndësishme, aty ku Thiago Motta e ka mbyllur me Bolognan, ndërsa do të drejtojë bardhezinjtë e Juventus. Në anën tjetër, rivalët kuqezi kanë zyrtarizuar Fonsecan, me teknikun që rikthehet pas 3 vitesh në kampionatin Italian.

Juventus ishte prej kohësh në tratativa me Bolognan për ish-mesfushorin që zhvilloi një sezon të sukesshëm, duke konfirmuar emrin e tij në stol. 41-vjecari ka firmosur për 3 sezone, ndërsa ndër objektivat kryesorë është fitimi i titullit kampion. Ende pa marrë mirë detyrën, Motta ka bërë të qartë dhe emrat e dëshiruar në ekip, ku mes tyre janë dhe dyshja Douglas Luiz-Mason Greenwood. Ekseperienca nuk është pika e tij më e fortë, pasi karrierën si trajner e nisi në 2018-ën me 19-vjeçarët e PSG për të vijuar më tej tek Genoa.

Sa i përket Fonsecas, ai është një emër i njohur i trajningut, pasi më herët ka drejtuar dhe Romën në Itali. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Portugali, por ka provuar të drejtojë dhe në Francë e Ukrainë. Kalimi tek Milan shihet si një hap i madh, ku 51-vjeçari do të provojë të tregojë veten.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore kundër Iranit, që zgjati disa orë gjatë natës, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake. Komanda...
07:45 | 13/07/2026

Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham, një nga aleatët më të afërt të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe një prej figurave më me ndikim të...
07:30 | 13/07/2026

Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur në gjendje kritike si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu...
07:15 | 13/07/2026