Milan kërkon hakmarrjen, “kuqezinjtë” synojnë fitoren ndaj Lille

26 Nëntor 2020 | 16:49

Pas humbjes dy javë më parë, Milan kërkon autokritikën dhe hakmarrjen në takimin me Lille. Humbja 0-3 në San Siro bëri që skuadra e Piolit të zbriste në vendin e dytë, por në Francë kuqezinjtë duan të rikthehen tek suksesi, për të mos vënë në diskutim kalimin në raundin me eliminim direkt.

Pa Zllatan Ibrahimoviç nuk do të jetë e lehtë, pasi suedezi është kthyer në një lider të padiskutueshëm. Që nga muaji qershor, Milan ka pësuar vetëm një humbje, pikërisht në takimin e xhirove të treta të Europa League.

Roma në anën tjetër kërkon të sigurojë kalimi më tej. Kryeqytetasve do u mjaftonte një fitore ndaj Cluj për të kular në raundin tjetër dhe në dy takimet e mbetura do të duhej të mendonte vetëm për të garantuar vendin e parë.

Napoli kërkon suksesin e tretë në grup dhe ndaj Rijekës nuk lejohen gabimet, pasi grupi H është me interesanti, pasi së bashku me napolitanët dhe Real Sociedad dhe AZ Alkmar kanë nga 6 pikë, duke e bërë garën mjaft të bukur.

Në ndeshjet e kësaj të enjteje Elseid Hysaj dhe Marash Kumbulla nuk do të jenë në fushë, për shkak se janë të infektuar nga Covid -19.

Në takimet e tjerat të raundit të katërt të grupeve të Europa league mund të veçohen përballjet e Tottenham me Ludogorets dhe Molde – Arsenal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026