Milani bën detyrën ndaj Napolit, konsolidon pozitat në vendin e tretë
Milani ka rrëmbyer 3 pikët e radhës në kampionatin Italian, ndërsa ka mposhtur minimalisht Napolin. Përballja e luajtur në San Siro prodhoi pak raste shënimi, ndërsa në pjesën e parë ishin vendësit ata që luajtën më mirë. Në fraksionin e dytë, Napoli tentoi disa herë për të gjetur golin, por u ndal nga shtylla. Goli i vetëm i sfidës do të vinte në minutën e 25’, aty ku pas një aksioni të bukur, mbrojtësi Hernandez u shërbye në zonë nga Leao dhe mposhti portierin Gollini. Ky ishte goli i 4-ët për francezin në Serinë A, ndërsa numron dhe 2 asiste.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 52 pikëve, duke konsoliduar vendin e 3-të, teksa diferenca me Juventusin është vetëm 1 pikë. Bardhezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje më pak. Në anën tjetër Napoli po shfaq shumë luhatje dhe probleme, ku në 5 javët e fundit kjo ishte humbja e dytë. Në përballjet e tjera të luajtura në fundjavë në Itali, fitore regjistruan Atalanta, Fiorentina dhe Bologna. Skuadra e Berat Gjimshitit mposhti në transfertë Genoan me rezultatin 1-4. Qendërmbrojtësi shqiptar luajti për 90 minuta.
Bologna fitoi ndaj Leçes 4-0, teksa Fiorentina shënoi plot 5 herë në portën e Frosinones, duke pësuar 1. Përballja e vetme pa gola e së dielës ishte ajo mes Monzës dhe Veronës. Kampionati Italian udhëhiqet nga Interi, e më pas vijnë me radhë Juventus, Milan, Atalanta, Bologna e Roma.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta