Miliona euro dëme, pamjet e djegies së anijes plot me makina në Holandë
Një anije që transportonte makina ka marrë flakë në brigjet holandeze. Qindra zjarrfikës u munduan të shuajnë flakët dhe të shpëtojnë mjetin lundrues nga mbytja.
Anija ishte ankoruar përkohësisht, 16 kilometra larg portit më të afërt. 1 person i ekuipazhit ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Autoritet thonë se masat për ngjarjen duhet të ishin marrë më herët nga ekuipazhi. Zjarri në anije ka nisur që prej mesditës së të enjte.
Temperatura e latë e flakëve në trupin e anijes dhe tymi e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen e menjëhershme. Megjithatë, situatat duket drejt normalizimit.
Varka dhe helikopterë u përdorën për t’i ndihmuar 23 anëtarët e ekuipazhit pasi ata u përpoqën ta shuajnë zjarrin, tha roja bregdetare në një deklaratë.
Disa nga anëtarët e ekuipazhit u hodhën nga kuverta e anijes në det dhe u kapën nga një varkë shpëtimi, tha kapiteni i varkës së shpëtimit për transmetuesin holandez NOS. Disa pjesëtarë të ekuipazhit pësuan kocka të thyera, djegie dhe probleme në frymëmarrje dhe u dërguan në spitale në Holandën veriore, thanë shërbimet e urgjencës.
“Aktualisht ka shumë anije në vendngjarje për ta monitoruar situatën dhe për ts parë se si të vihet nën kontroll zjarri”, tha në telefon zëdhënësja e roje bregdetare Lea Versteeg. “Por gjithçka varet nga moti dhe dëmtimi i anijes”.
I pyetur nëse ishte e mundur që anija të fundosej, Versteeg tha se ky “është një skenar që po e marrim parasysh dhe po përgatitemi për të gjithë skenarët”.
Roja Bregdetare dha një përditësim pak para mesditës, duke thënë se situata nuk ishte ndryshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë