Miliona për inceneratorët, Taulant Balla i mbron: Janë investime të domosdoshme
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli për çështjen e inceneratorëve, që sipas PD-së janë kthyer në vatra të grabitjes së parave të shqiptarëve.
Ai mori shembullin e inceneratroit të Elbasanit, ku tha se prej 2017 falë përpunimit të mbetjeve urbane nuk qarkullon më tym helmues në këtë qytet.
“E para, unë besoj që edhe ju e dini që inceneratorët janë investime të domosdoshme për të administruar dhe përpunuar mbetjet urbane të disa qyteteve të vendit. Në Elbasan ne i kemi dhënë një zgjidhje historisë së djegieve të mbeturinave, të cilat deri në 2017, kur përfundoi inceneratori, deri asokohe, për 26 vite mbi Elbasan frynte një tym i përnatshëm dhe ndoste qytetin dhe ishte burim i sëmundjeve kanceroze. Ky tym prej 2017-s nuk fryn më mbi Elbasan”, tha Balla.
Pyetjes se pse vijohet të paguhet nga buxheti i shtetit për inceneratorin e Fierit, i cili ende nuk është ndërtuar, për këtë Balla u shpreh si vijon:
“Unë nuk di, që ky nuk është ndërtuar dhe nuk duhet paguar. Kur diçka është në ndërtim duhet ta paguash që të ndërtohet. I fundit në këtë vend është Lulzim Basha, i cili ankohet për këto kompani, nga të cilat, unë e kam thënë edhe herë të tjera drejton gishtin ditën dhe natën këto kompani paguajnë faturat tek familja e tij. Unë i kam dhënë provat”
Intervista e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Dy milionë euro për inceneratorët, koncesionarët në Fier dhe Tiranë paguhen, por nuk investojnë
72 milionë euro për tre inceneratorë që nuk punojnë
Bogdani: Koncesionet e inceneratoreve kapje e shtetit, drejtësia nuk i ka hetuar
Shoqata e Ricikluesve: Industria në prag të falimentimit
Basha: Rama po i çon lekët e shqiptarëve tek inceneratorët, 2 mln euro vetëm në 4 ditët e fundit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta