Mineralet, NATO dhe Putin: Çfarë diskutoi Trump me Mark Rutte
Presidenti i SHBA Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë takimit, Trump tha se do t’i pëlqente të takohej me presidentin rus Vladimir Putin dhe ai shpreson se Rusia “do të bëjë gjënë e duhur” dhe do të pajtohet me armëpushimin e propozuar 30-ditor.
Ndërsa Putin më herët tha se ishte në favor të marrëveshjes, Trump tha se deklarata e presidentit rus në konferencën e tij për shtyp në Moskë ishte “e paplotë”. Preasidenti i SHBA-së u tha gazetarëve se ai tashmë ka diskutuar specifikat me Ukrainën, duke përfshirë tokën dhe një termocentral “të madh”.
Megjithatë, për temën e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, Trump tha se “të gjithë e dinë se cila është përgjigja për këtë”.
Dhe për marrëveshjen e mineraleve me Ukrainën, e cila do të shohë SHBA-në të marrë një pjesë të mineraleve të tyre të tokës së rrallë, Trump thotë se ai nuk po e bën këtë vetëm për të marrë diçka në këmbim të kostos financiare të luftës në SHBA, por për të “ndaluar luftën”.
LEXONI GJITHASHTU:
AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 18:21 AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit
- 18:04 Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 18:02 Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C
- 17:59 Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
- 17:58 Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
- 17:54 Qeveria gjermane miraton projektligjin për rritjen e rezervave ushtarake