Minga vë në skenë “Darkën e të marrëve”, rikthen Bujar Asqeriun
“Darka e të marrëve” një komedi brilante nga Francis Veber ka zbritur në skenën e teatrit ‘Petro Marko’ Vlorë.
Me regji të Roland Mingës kjo komedi rikthen pas 20 vitesh në skenën e Vlorës aktorin e mirënjohur Bujar Asqeriu.
“Pas 20 vitesh kthehem, sigurisht dëshira nuk më ka munguar asnjëherë sepse përveç Vlorës kam luajtur dhe në Fier e në kompani private. Këtu hodha hapat e para. Kjo skenë më lidh me shumë kujtime që janë të pashlyeshme”-thotë ai.
Një komedi qe prek aktualitetin, mes të vërtetës dhe gënjeshtrës përmes situatave komike.
“Sot isha i ekzaltuar të shikosh sallën plotë, është një kënaqësi e paparë për të gjithë ne, sidomos për aktorët”- tha Roland Minga.
Premiera ka marre duartrokitjet e shumta te publikut vlonjat, duke vlerësuar lojën e shkëlqyer të aktorëve.
“Ndihem i emocionuar dhe pavarësisht emocioneve të rolit, kjo është një gjë e jashtëzakonshme”- u shpreh Artan Islami
“Jam i kënaqur, i gëzuar për vete, për trupën për të gjithë kolegët, është një shfaqje e bukur”- theksoi Margent Caushi.
Me lojën brilante te aktoreve Astrit Mamaj, Artan Islami, Matilda Avduli, Algiona Aga e Margent Caushi se bashku me artistin e merituar Bujar Asqeriu, komedia do te vijoje te shfaqet ne teatrin Petro Marko përgjatë fundjavës për artdashësit e shumtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)