Ministrat e Jashtëm të G7 shprehin mbështetje për Ukrainën pas bisedimeve në Kanada

13 Nëntor 2025 | 08:08

Pas bisedimeve në Kanada, ministrat e jashtëm nga Grupi i Shtatë demokracive të industrializuara treguan publikisht konsensusin e tyre për Ukrainën dhe Sudanin të mërkurën.

Ministrat e G7 thanë në një deklaratë të përbashkët në përfundim të takimit dy-ditor se po rrisin kostot ekonomike për Rusinë dhe po shqyrtojnë masa kundër atyre që financojnë përpjekjet e luftës së Rusisë.

Kanadaja njoftoi më shumë sanksione kundër Rusisë, duke përfshirë shënjestrimin e atyre që janë të përfshirë në zhvillimin dhe vendosjen e dronëve, gjithashtu Britania një ditë më parë, premtoi para për infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nuk bëri njoftime të menjëhershme në lidhje me nismat e reja të SHBA-së, por tha në mediat sociale se takimi u përqendrua në mënyrat “për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës dhe për t’i dhënë fund këtij konflikti të përgjakshëm”.

“Po bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur Ukrainën. Jam këtu për të folur për punën që po bëjnë ministrat e G7-ës. Dhe kjo është pikërisht ajo që mendoj se duhet të diskutoj”, tha Ministrja e Jashtme Kanadeze, Anita Anand.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026