Trump: Largimi nga G7 s’ka të bëjë me armëpushimin Izrael-Iran

17 Qershor 2025 | 10:25

Donald Trump ka hedhur poshtë komentet e Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se largimi i tij i parakohshëm nga samiti i G7 në Kanada kishte të bënte me një përpjekje për të arritur një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit.

Trump e ka quajtur këtë një gabim, duke theksuar se largimi i tij nga samiti nuk kishte asnjë lidhje me një mundësi armëpushimi.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Macron gabimisht tha se unë u largova nga Samiti i G7 për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një ‘armëpushim’ midis Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk ka idenë pse po shkoj tani në Uashington, por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Ka diçka shumë më të madhe se kaq.”

Komentet e Trump erdhën pas deklaratës të bëra nga Macron, i cili tha më herët të hënën se presidenti amerikan kishte bërë një ofertë për një armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Macron shtoi: “Ekziston me të vërtetë një ofertë për t’u takuar dhe për të shkëmbyer mendime. U bë një ofertë posaçërisht për të arritur një armëpushim dhe për të nisur më pas diskutime më të gjera.”

Trump u largua herët nga samiti i G7 në Kanada për t’u kthyer në Uashington për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026