Ministri Araghchi i dha Pakistanit një listë me “vijat e kuqe” që t’ia përcjellë SHBA-së
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi mësohet se i dha një listë me “vijat e kuqe” të Iranit që do t’i përcillen SHBA-së gjatë udhëtimit të tij të fundit në Pakistan.
Media shtetërore iraniane Fars tha se vijat e kuqe përfshinin çështjet bërthamore dhe Ngushticën e Hormuzit. Por shtoi se shkëmbimi i mesazheve nuk lidhet me negociatat Iran-SHBA dhe se kishte për qëllim të sqaronte situatën rajonale dhe vijat e kuqe të Iranit.
Araghchi ndodhet aktualisht në Shën Petersburg ku do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin. Ai u takua me ndërmjetësues kryesorë në Pakistan dhe Oman gjatë fundjavës.
Menjëherë pas mbërritjes në Rusi, ai i tha medias shtetërore iraniane IRNA se në Pakistan ata diskutuan kushtet nën të cilat mund të rifillojnë bisedimet Iran-SHBA.
Presidenti amerikan Donald Trump mbrojti të dielën vendimin e tij për të anuluar udhëtimin e planifikuar të të dërguarve të tij në Pakistan, duke thënë se autoritetet iraniane mund të telefonojnë nëse duan të flasin, ndërsa përsëriti se lufta mund të mbarojë shumë shpejt.
Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)