Ministri francez: BE-ja mund të përshpejtojë reagimin e saj ndaj tarifave të SHBA

12 Mars 2025 | 09:31

Ministri francez për Çështjet Evropiane Benjamin Haddad tha sot se Bashkimi Evropian mund të përshpejtojë reagimin e tij ndaj tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Haddad, duke folur për TF1 TV, theksoi se një luftë tregtare nuk është në interes të asnjërës palë, raportoi Reuters.

Tarifat e rritura prej 25 për qind për importet e çelikut dhe aluminit nga vendet e tjera, të vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hynë sot në fuqi.

Bashkimi Evropian do të vendosë kundër-tarifa për mallrat nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 26 miliardë euro, ose 28 miliardë dollarë, duke filluar nga prilli, në përgjigje të tarifave amerikane për çelikun dhe aluminin, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Komisioni tha se do të heqë pezullimin aktual të tarifave për produktet amerikane nga 1 prilli dhe se një paketë e re kundërmasash kundër mallrave amerikane do të paraqitet deri në mes të prillit, raportoi Reuters.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë

Revista amerikane Forbes ka publikuar një analizë mbi situatën aktuale të presidentit rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë me zhvillimet e luftës në Ukrainë,...
21:44 | 03/07/2026

Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike

Shkencëtari i njohur i inteligjencës artificiale, Yann LeCun ka hedhur dyshime të forta mbi aftësitë e modeleve aktuale si “ChatGPT”, duke deklaruar se ato nuk...
21:42 | 03/07/2026

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026