Ministri gjerman i Mbrojtjes njoftoi mundësinë e rikthimit të rekrutimit ushtarak
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha sot se ekziston mundësia që vendi të rikthejë rekrutimin e detyrueshëm ushtarak nëse shumë pak njerëz paraqiten vullnetarë për ushtrinë.
Pistorius tha se një program i ri i rekrutimit vullnetar ushtarak do të fillojë këtë vit me qëllim rindërtimin e ushtrisë gjermane, e cila po përballet me mungesë trupash, raporton Politico.
“Kemi rënë dakord që fillimisht do të mbështetemi te vullnetarizmi – një shërbim që fillimisht është vullnetar dhe synon të inkurajojë të rinjtë t’i shërbejnë vendit të tyre.
Dhe e them këtë me qëllim dhe sinqerisht: theksi vihet edhe te “në fillim”, në rast se nuk mund të rekrutojmë mjaftueshëm vullnetarë”, paralajmëroi ai.
Pistorius theksoi se Gjermania do të udhëheqë ushtarakisht së bashku me Francën, Britaninë e Madhe dhe Poloninë, duke shtuar se siguria e Evropës është “përgjegjësi e vetë evropianëve”.
Ai vuri në dukje se Bundeswehr ka rreth 181,500 ushtarë aktivë, që është dukshëm më pak se objektivi prej 203,000 deri në vitin 2031.
Rekrutimi është rritur me 20 përqind në fillim të vitit 2025, por “ende kemi shumë pak njerëz për atë që forcat tona të armatosura duhet të arrijnë”, tha ai, duke shtuar se qeveria e re e koalicionit mbështet fushatën e rekrutimit dhe kancelari Friedrich Mertz premtoi sot gjatë një fjalimi në Bundestag se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë në Evropë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Putin përballet me presion në rritje mes luftës në Ukrainë
Yann LeCun: ChatGPT dhe modelet e tjera të IA-së nuk e kuptojnë realisht botën fizike
Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 10:44 Kina nis patrulla të reja në lindje të Tajvanit pavarësisht kundërshtimit ndërkombëtar
- 10:44 Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan
- 10:37 Një tërmet i fortë godet Kilin, sa ishte magnituda?
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale