Ministri gjerman i Mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje

15 Janar 2025 | 07:52

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius zhvilloi një vizitë në Kiev të martën në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në luftën e saj kundër sulmit rus, që filloi para tre vitesh.

Zyrtarët gjermanë thanë se vizita kishte për qëllim të siguronte Ukrainën se do të vazhdojë të gëzojë përkrahje. Ministri Pistorius do të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas.

Ai viziton Ukrainën vetëm disa ditë para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe mes pikëpyetjeve se si mund të ndryshojë politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës nën administratën e re.

Zyrtarët nga disa rajone të Rusisë njoftuan të martën për sulme të shumta me dronë ukrainasë, përfshirë rajonin Saratov, ku sipas Guvernatorit Roman Busargin dy komplekse industriale në qytetet Saratov dhe Engels, pësuan dëmtime..

Ministria ruse e mbrojtjes gjithashtu njoftoi se ka rrëzuar gjashtë raketa amerikane ATACMS dhe gjashtë raketa britanike ‘Storm Shadoë’ në rajonin e Bryanskut, si dhe dy të tjera në Detin e Zi. Sipas ministrisë, nuk pati viktima e as dëme.

Ushtria ukrainase njoftoi të martën se shkatërroi 58 nga 80 dronë që forcat ruse i përdorën për sulme ndaj 11 rajoneve të ndryshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026