Ministri i Financave në Kosovë u kërkon falje ushtarëve të UÇK për fyerjet
Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati ka reaguar pas zhurmës së krijuar lidhur me komentet e tij kohë më parë ndaj ushtarëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Murati ka thënë se shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe, me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike, po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën kolektive.
Ai shprehet se i përulet sakrificës së secilit dëshmorë e kontributit të secilit ushtarë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve. E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”, ka shkruan Murati në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
- Studiuesi i cilëson ‘trillime’ akuzat për ish-krerët e UÇK-së
- Arrestimi i krerëve të UÇK, Rama ngre dyshime se pas Hagës fshihet Rusia
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut