Ministri i Jashtëm francez thirrje BE-së që të ndikojë tek vendet e ”Bllokut Lindor” derisa vaksina ruse të aprovohet në Evropë
Ministri francez për Çështjet Evropiane Clement Beaune theksoi sot se BE duhet të ndikojë ndaj vendeve në blloku lindor që zgjedhin vaksinën kineze apo atë ruse të COVID-19, të cilat ende nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), pasi mund të përbënin një problem mjaft serioze lidhur me shëndetin e njerëzve.
“Do të përbënte një problem në kuptim të solidaritetit tonë gjithashtu edhe një problem të rrezikut shëndetësor, sepse vaksina ruse nuk është ende e autorizuar në Evropë”- tha Beaune.
Ministri i Jashtëm francez tha se deri tani nuk është bërë asnjë kërkesë nga autorietet për aprovimin e vaksinës kineze në kontinetin Evropian.
Vaksina “Sputnik V” e Rusisë është marrë në shqyrtim nga EMA të enjten lidhur me prodhimin e antitrupave që shkakton kjo dozë tek të rriturit për të parandaluar infektimin nga COVID-19.
Deri më tani tre shtetet të krahut lindor të bllokut në Bashkimin Evropian (Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke), kanë nisur vaksinimin e popullsisë me “Sputnik V”, pasi procesi i rishikimit nga EMA pengojnë programet e vaksinimit në të gjithë BE.
Komisioni Evropian tha të enjten se nuk kishte nisur asnjë proces lidhur me bisedimet për blerjen e vaksinës “Sputnik V” të Rusisë.
Lexoni gjithashtu:
Agjencia Evropiane e Barnave merr në rishikim vaksinën ruse ”Sputink V”
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset