Ministri i Jashtëm Indian: Bota duhet të tregojë tolerancë zero ndaj terrorizmit

7 Maj 2025 | 09:39

Ministri i Jashtëm Indian, Subrahmanjam Jaishankar, tha sot se bota “duhet të tregojë tolerancë zero ndaj terrorizmit”.

Ai e postoi mesazhin në rrjetin X, së bashku me një fotografi me fjalët “Operacioni Sindor” – emri që India përdor për sulmet ajrore që kreu në Pakistan mbrëmë.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Indian Amit Shah përgëzoi forcat e armatosura të Indisë në një postim në X, duke thënë se ishte krenar për to.

“Operacioni Sindor” është një përgjigje ndaj “vrasjes brutale të vëllezërve tanë të pafajshëm në Pahalgam”, shkroi ai.

“Qeveria e Modit është e vendosur të ofrojë një përgjigje të përshtatshme ndaj çdo sulmi ndaj Indisë dhe popullit të saj. Bharat (emri hindi për Indinë) mbetet fuqimisht i përkushtuar për zhdukjen e terrorizmit”, shtoi ai, raporton BBC.

Ushtria e Pakistanit njoftoi këtë mëngjes se 26 persona u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në sulmet indiane në territorin e vendit mbrëmë, raportoi Reuters. Ushtria pakistaneze njoftoi më parë gjatë natës se tre lokacione u sulmuan dhe tetë persona u vranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj. Ebola sipas një raporti...
15:40 | 26/07/2026

Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez do të kthehet në Honduras të dielën, tetë muaj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e fali atë ndërsa...
15:31 | 26/07/2026

Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës

Mes inflacionit të lartë dhe dëmeve të përhapura në infrastrukturë, qeveria iraniane ka paralajmëruar se çmimet e benzinës, të subvencionuara shumë, mund të duhet të...
15:23 | 26/07/2026