Ministri i Jashtëm iranian në Moskë, bisedime me Lavrovin për programin bërthamor

29 Mars 2023 | 22:28

Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian mbërriti në Moskë mbrëmjen e së martës, për një vizitë zyrtare.

Amir-Abdollahian dhe delegacioni i tij u prit në aeroport nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme ruse, ambasadori iranian në Rusi dhe anëtarë të stafit të ambasadës së vendit në Moskë, shkruan Tass.

Pas mbërritjes së tij, ministri pati një bisedë të shkurtër me gazetarët iranianë, ku tregoi se për çfarë do të diskutojë me zyrtarët rusë.

“Një nga çështjet që do të ngrihet gjatë diskutimeve tona të nesërme meMinistrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov do të jetë Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit për programin bërthamor të Iranit. Rusia luajti një rol efikas në raundin e ri të bisedimeve 4+1 në Vjenë, i cili vazhdoi për disa muaj. Kolegët tanë rusë vazhdojnë të përmbushin detyrimet e tyre lidhur me kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve”, theksoi ai.

Abdollahian do të vizitojë Moskën me ftesë të Lavrovit. Ndër të tjera, ata do të diskutojnë për aspekte të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe për çështje të caktuara të agjendës rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026