Ministri i Jashtëm rus krahason rajonet e Luhanskut dhe Donetskut me Kosovën

21 Shkurt 2022 | 19:33

Presidenti rus Vladimir Putin mblodhi të hënën këshillin e tij të sigurimit për të diskutuar apelin e liderëve të rajoneve të shkëputura të Ukrainës, që t’u njihet pavarësia nga Rusia.

“Arsyeja kryesore për takimin e sotëm është se duhet t’u vëmë veshin kolegëve tanë dhe të përcaktojmë hapat e ardhshëm në këtë drejtim. E kam fjalën për thirrjet e liderëve të Luhanskut dhe Donetskut, që të njihet pavarësia e tyre, si dhe për deklaratën e Parlamentit rus lidhur me këtë çështje”, tha presidenti rus.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, në fjalën e tij deklaroi se nuk ka rrugë tjetër veç njohjes së dy rajoneve dhe i sugjeroi kreut të Kremlinit që ta ndërmarrë këtë hap, pasi sipas tij, pritja dy apo tre ditë më shumë nuk do të ndryshojë gjë.

Lavrov kujtoi mënyrën se si Kosova shpalli pavarësinë, që sipas tij u bë në mënyrë të paligjshme dhe pa referendum. Gjithashtu, shefi i diplomacisë ruse krahasoi gjenocidin që Moska pretendon se po ushtrohet ndaj popullsisë ruse në Luhansk dhe Donetsk, me atë që e quajti “gjenocid të kosovarëve ndaj popullit sllav” në vitet ’90.

Në vijim të punimeve të këshillit të sigurimit, Putin përsëriti se rreziku ndaj Rusisë nëse Ukraina anëtarësohet në NATO do të rritet ndjeshëm.

“Nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, kërcënimi ndaj vendit tonë do të rritet ndjeshëm. Kjo, sepse është neni numër 5 i traktatit të NATO-s, që thotë se vendet e Aleancës duhet të luftojnë së bashku nëse një nga vendet anëtare sulmohet”, tha Putin.

Ndërsa Lavrov konfirmoi se të mërkurën do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken ditën e mërkurë. Ai tha se në diskutimet mbi propozimet ruse është bërë një progres i vogël.

“Bazuar në përgjigjet e tyre, mund të themi se ka njëfarë progresi. Jo i madh, por ka. Ne me insistim kemi çuar përpara iniciativat tona të bëra në dhjetor, të cilat kanë shqetësuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe i kanë detyruar ata të marrin në konsideratë propozimet ruse që i kishin hedhur poshtë më parë”, u shpreh ministri i Jashtëm rus.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Brenda shtytjes së von der Leyen për një ndalim të mediave sociale në BE 

Nëse të rinjtë evropianë së shpejti e gjejnë veten të përjashtuar nga mediat sociale, ata do t’i kenë për detyrë të falënderojnë Ursula von der...
11:30 | 10/07/2026

Presidenti libanez takim me shefin e ushtrisë, në fokus sulmet izraelite

Presidenti libanez Joseph Aoun u takua me komandantin e ushtrisë Rodolphe Haykal për të diskutuar situatën e sigurisë në vend në përgjithësi dhe në jug...
11:11 | 10/07/2026

OKB: Vendet në zhvillim shpenzojnë më shumë për shlyerjen e borxhit të jashtëm sesa për arsim

Shumica e vendeve në zhvillim kanë shpenzuar më pak për arsim dhe më shumë për të shlyer borxhet e jashtme gjatë vitit 2025, sipas një...
10:38 | 10/07/2026