Ministri i Mbrojtjes i Izraelit: Udhëheqësi i Iranit nuk duhet të ekzistojë më

19 Qershor 2025 | 12:45

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke thënë se “nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, pas një sulmi me raketa iraniane që goditi afër Spitalit Soroka në Beersheba.

Duke folur me gazetarët në Holon, afër Tel Avivit, Katz akuzoi drejtpërdrejt Khamenein se ka dhënë urdhra për të qëlluar mbi objekte civile. “Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet, ai personalisht jep urdhra për të qëlluar spitalet. Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim… Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë,” tha Katz, sipas mediave izraelite dhe agjencisë AFP.

Këto deklarata vijnë në një moment tensioni të skajshëm mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa përplasjet e drejtpërdrejta ushtarake mes dy vendeve po intensifikohen.

Ndërkohë, media shtetërore iraniane ka mohuar që spitali të ketë qenë objektiv i qëllimshëm, duke thënë se sulmi kishte në shënjestër një lokacion ushtarak që ndodhej pranë Spitalit Soroka, jo vetë spitalin.

Konflikti midis dy vendeve ka hyrë në një fazë të re të rrezikshme, ku retorika politike po ashpërsohet paralelisht me përshkallëzimin ushtarak në terren. Deklarata e Katz pritet të shkaktojë reagime të forta si në nivel diplomatik, ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit

Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës teksa vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit. Dokumenti i siguruar nga gazetari...
19:02 | 27/07/2026

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj

Qeveria e koalicionit austriak planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak nga gjashtë në nëntë muaj për t’u përshtatur me një peizazh sigurie të ndryshuar nga lufta në...
18:55 | 27/07/2026

Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik

Kafshët e egra po paguajnë një çmim të rëndë në zjarret e paprecedentë që përfshijnë Francën , veçanërisht në rajonin Gironde në jugperëndim të vendit....
18:49 | 27/07/2026