Kina evakuon mijëra qytetarë nga Irani dhe Izraeli
Pekini ka ndërmarrë masa urgjente për të evakuuar mbi 1,600 qytetarë nga Irani dhe qindra të tjerë nga Izraeli, në përgjigje të përshkallëzimit të ndjeshëm të konfliktit mes dy vendeve.
Lajmi u konfirmua të enjten nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, në një konferencë për shtyp.
Sipas autoriteteve kineze, operacionet e evakuimit po vijojnë, ndërsa është mbajtur komunikim aktiv me Iranin, Izraelin, Egjiptin dhe Omanin për të garantuar një dalje të sigurt për qytetarët kinezë. Guo bëri thirrje për ndërprerje të menjëhershme të zjarrit, duke i kërkuar në mënyrë të veçantë Izraelit që të ndalë operacionet ushtarake për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Situata është bërë edhe më e tensionuar pasi Izraeli goditi një central bërthamor iranian, ndërsa raketat iraniane goditën një spital në Izrael – incidente që kanë tronditur komunitetin ndërkombëtar dhe nuk tregojnë shenja të qetësimit pothuajse një javë pas nisjes së asaj që Izraeli e ka cilësuar si “sulme parandaluese”.
Ambasada kineze në Teheran i ka bërë thirrje qytetarëve të largohen përmes rrugëve tokësore, duke paralajmëruar për mbingarkesë në pikat kufitare Astara (drejt Azerbajxhanit) dhe Bajgiran (drejt Turkmenistanit), si dhe për kohëzgjatje më të madhe në përpunimin e dokumentacionit të imigrimit.
Ndërkohë, ambasada kineze në Izrael ka njoftuar se do të fillojë evakuimin me autobus në grupe nga dita e premte, duke transportuar qytetarët drejt pikës kufitare Taba, në jug të vendit, përmes së cilës mund të kalojnë në Egjipt. Pika ndodhet rreth 360 kilometra nga Tel Avivi.
LEXONI GJITHASHTU:
Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë