Ministri i Mbrojtjes i Serbisë rezulton pozitiv me coronavirus

28 Qershor 2020 | 07:26

Ministri Mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Lajmi është bërë i ditur përmes një deklarate nga qeveria.

Vulin nuk ka shfaqur simptoma të virusit dhe do vazhdojë të punojë nga shtëpia ku do të qëndrojë i vetizoluar. Ai është nënshtruar testit pasi një sekretar i shtetit u shtrua në spital.

Ministri i ka bërë thirrje qytetarëve “që të respektojnë rregullat” e vendosura nga qeveria për të “parandaluar përhapjen dhe gjurmimin e COVID-19”, shkruhej në deklaratën e qeverisë.

Serbia ka lehtësuar masat në Maj dhe së fundmi ka shënuar një rritje të rasteve të reja. Në vend janë 13.565 raste dhe 265 vdekje.

Vulin ishte në një vizitë në Moskë gjatë së martës ku u takua me 75 anëtarë të Gardës së Ushtrisë Serbe, të cilët morën pjesë në Paradën e Fitores për të shënuar 75-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.  

Mediat serbe kanë raportuar se edhe zyrtarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me virusin por se presidenti Aleksandar Vuçiç është në gjendje të mirë shëndetësore.

Vuçiç u takua me Vladimir Putin gjatë kohës kur ishte në Rusi dhe më pas është takuar me zyrtarë të BE në Bruksel të premten në mbrëmje.

 

Lexoni gjithashtu: 

Tenisti i njohur Novak Djokovic rezulton pozitiv me COVID-19

Parashikimi i OBSH-së, shumë shpejt 10 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

Kroacia rikthen karantinën, 14 ditë izolim për udhëtarët nga Serbia, Kosova, RMV dhe Bosnje e Hercegovina

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026