Ministri i Rinisë dhe Sportit: Kosova do të shkëlqejë në organizimin e Lojërave Mesdhetare
Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka folur për sfidat aktuale në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare dhe angazhimin institucional për organizimin e tyre, duke theksuar se pavarësisht faktorëve të jashtëm, puna do të vazhdojë me intensitet të plotë.
Duke folur për ndikimin e faktorëve globalë dhe proceset ligjore, Gashani theksoi se nuk mund të parashikohet saktë dinamika e zhvillimeve për shkak të krizave ndërkombëtare, por kjo nuk do të jetë pengesë për ecjen përpara. Ai nënvizon se tashmë ligji përkatës është gati për procedim urgjent në qeveri.
Ministri sqaron se dokumenti është rikthyer për çështje teknike, por institucionet kanë qenë pranë finalizimit dhe shumë shpejt pritet të procedohet, duke krijuar një bazë të rëndësishme për hapat e mëtejmë, përfshirë edhe themelimin e strukturave përkatëse.
“Nuk e di sa duhet të rritet, sepse disa prej çështjeve që nuk varen nga ne është çështja se krizat botërore, që e rrisin inflacionin mirëpo nuk do të merremi shumë me këto sepse çdo marrje është një vonesë, e do të ecim përpara. Tashmë po trasojmë rrugën. Ligjin për Lojërat Mesdhetare e kemi gati dhe do ta procedojmë shumë shpejt e urgjent edhe në qeveri.
Më tej, ai flet për përkushtimin institucional dhe bashkëpunimin e gjerë që kërkon një organizim i tillë, duke u shprehur i bindur se do të jepet maksimumi nga të gjitha nivelet. Gashani thekson se në këtë proces do të përfshihen jo vetëm Ministria e Rinisë dhe Sportit, por e gjithë qeveria. Sipas tij, një rol të rëndësishëm do ta kenë edhe Komiteti Olimpik dhe Komuna e Prishtinës, së bashku me komunat e tjera organizatore. Në fund, ministri nënvizon se qëllimi kryesor mbetet që Kosova të shkëlqejë përmes këtij eventi, pavarësisht meritave individuale apo politike.
“Unë jam super i bindur, pse jam super i bindur sepse do ta japim maksimumin jo vetëm unë nga Ministria e Sportit dhe e Rinisë por edhe qeveria komplet. Aty jemi të gjithë, nga kryeministrit e ministrit e linjës duhet të marrin pjesë financat e brendshme, shëndetësia, pushteti lokal, infrastruktura, gjithë do të jemi së bashku e kështu që gjithë do të jemi dhe do të japim maksimumin. Maksimumin do ta jap edhe Komuniteti Olimpik e Komuna e Prishtinës edhe komunat që organizojnë event”, tha ai.
Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK
Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?
- 12:01 Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”
- 11:57 Raporti i OKB-së për drogë: Tregtia globale e kokainës dhe metamfetaminës po lulëzon
- 11:53 Arrestohet në Mal të Zi hakeri iraniano-turk i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme
- 11:43 Përplasi për vdekje 6 persona në tregun gjerman të Krishtlindjeve, dënohet me burgim të përjetshëm autori
- 11:43 Irani ngre alarm: Avionët luftarakë të Izraelit po na afrohen nga hapësira ajrore e shteteve fqinje
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë