Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëron shtim të sulmeve: Godisni simbolet e regjimit
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka urdhëruar ushtrinë të intensifikojë sulmet ndaj objektivave të qeverisë iraniane, me synimin për të destabilizuar regjimin në Teheran.
Katz tha se Izraeli duhet të godasë fortë simbolet e regjimit, siç janë milicia Basij dhe Garda Revolucionare.
“Duhet të godasim të gjitha simbolet e regjimit dhe mekanizmat e shtypjes së popullatës, siç është milicia Basij, dhe bazën e fuqisë së regjimit, siç janë Gardat Revolucionare”- tha ai.
Këto deklarata përbëjnë një ndryshim të dukshëm në qëllimet strategjike të Izraelit, i cili fillimisht synonte vetëm objektivat bërthamore të Iranit. Tani, duket se fokusi është zhvendosur drejt dobësimit të strukturave shtetërore dhe institucioneve kyçe që mbështesin regjimin iranian.
Një ditë më parë, Katz kishte deklaruar publikisht se Izraeli synon vrasjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e përshkallëzuar më tej retorikën dhe tensionet mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit