Ministri serb kërkon sanksionimin e Rusisë, reagon Moska
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka kritikuar kërkesën e ministrit serb të Ekonomisë, Radeta Basta, që Qeveria serbe të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
“Disa sjellje të çuditshme: Amerika po i bën presion Serbisë, dhe ministri serb po kërkon kundërshtimin e Rusisë. Ndoshta është më mirë nëse ministri serb do të fliste ashpër kundër presionit ndaj shtetit të tij?”, shkroi Zakharova në llogarinë e saj në Telegram.
Deri më tani, ky është reagimi i vetëm i Rusisë për deklaratën e bërë nga Basta më 13 mars.
Ministri serb deklaroi se Serbia po përballet me presion, pasi siç tha ai, nuk iu bashkua sanksioneve që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vendosën ndaj Moskës.
“Rusia, për dallim nga SHBA-ja, gjithmonë ka respektuar Serbinë dhe popullin e saj. Dhe çështja nuk ka të bëjë vetëm me të vërtetën historike, por me një fakt të qartë: me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, presioni i SHBA-së ndaj Serbisë nuk do të ndalojë, por vetëm do të rritet”, tha Maria Zakharova.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit