Ministri Vengu: 10 milionë euro fond i shpërndarë për diga, prita lumore dhe ura për të gjitha bashkitë

26 Shkurt 2026 | 17:05

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste theksoi se veprimtaria në fushën e mbrojtjes është udhëhequr nga një parim i rritjes së e buxheteve të mbrojtjes.

Sipas ministrit, një hap i rëndësishëm strategjik është edhe finalizimi i negociatave me gjigantin italian Fincantieri, i cili i hap rrugë miratimit nga qeveria të kompanisë së përbashkët për mjetet detare në Pashaliman.

Ndër të tjera ministri theksoi se fuqizimi i bashkive është realizuar përmes një metode të re bashkëpunimi me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Bujqësisë. Sipas tij ky fond ka sjellë rritje të ndjeshme të financimit për 47 bashki.

Ai mori shembull Lezhën dhe Gramshin teksa theksoi se ka patur trefishim të buxhetit të emergjencave ndërsa ka patur gjashtëfishim në Përrenjas dhe shtatëfishim në Delvinë.

Ministri gjithashtu tha se qeveria ka shpërndarë 10 milionë euro për të gjitha bashkitë. Sipas tij ky fond ka qëllim ndërtimin e digave, urave dhe pritave lumore.

 “Së fundmi 10 milionë euro fond i sapo shpërndarë për diga, prita lumore dhe ura për të gjitha bashkitë. Rinovimi i flotës kombëtare të emergjencave, të zjarrëfikësve. Kemi 2 mln euro shtesë ku agjencia kombëtare e mbrojtjes civile dhe KAYO do të prodhojnë ‘Made in Albania’ dhe në maj do kemi fillimin e këtyre mjeteve, që do të shpërndahen për bashkitë.

Fokusi është parandalimi në aspektin e pritave lumore, digave dhe adresimin e dëmve të përmbytjeve të muajve të fundit. Shtylla e tretë, kapitali njerëzor, në 14 muajt e fundit janë shtuar 1 mijë ushtarakë”, tha Vengu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026