Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagon për Raportin e Progresit 2025
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar këtë të martë pas publikimit të Raportit të Progresit 2025 nga Komisioni Europian, duke e cilësuar atë si një vlerësim historik për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
Në njoftimin zyrtar, Ministria thekson se “Raporti evidenton përparimin e qëndrueshëm të vendit tonë në reformat kyçe, shënon arritjet konkrete dhe rithekson përkushtimin e palëkundur të Qeverisë dhe të Shqipërisë ndaj standardeve europiane.”
Sipas reagimit, Komisioni Europian “përshëndet angazhimin e fortë politik të Shqipërisë në rrugën e integrimit europian”, duke vlerësuar përparimin e rëndësishëm në reformën e drejtësisë, si dhe rezultatet “domethënëse të arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”
Në raport nënvizohet gjithashtu ritmi i lartë i negociatave për anëtarësim, që prej tetorit të vitit 2024: “Ecuria e tyre me një ritëm ‘të paprecedentë’ ka çuar në hapjen e 28 kapitujve brenda një viti,” ndërsa pritet që pesë kapitujt e mbetur të hapen deri në fund të këtij viti.
Ministria thekson se për të dytin vit radhazi, Komisioni Europian “ripohoi mbështetjen për objektivin e Shqipërisë për përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027, në një proces plotësisht të bazuar në meritë.”
Në reagim nënvizohet se “Raporti i Progresit për vitin 2025 është dokumenti më pozitiv i publikuar ndonjëherë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian,” duke reflektuar punën e madhe të bërë nga ekipi negociator dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e BE-së.
Në përfundim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se gjetjet e raportit përbëjnë “një moment të rëndësishëm reflektimi, për të vlerësuar rrugën e deritanishme dhe për të forcuar përgjegjësinë për të vijuar përpara me fokus, vendosmëri dhe rezultate konkrete.”
“Integrimi në BE mbetet udhërrëfyesi ynë strategjik për forcimin e demokracisë, zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve shqiptarë në dobi të një të ardhmeje të përbashkët europiane,” përmbyllet reagimi i Ministrisë.
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android