Ministrja e Jashtme e Kosovës në RMV, takim me Zaevin
Këtë të premte, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Znj. Gërvalla do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.
Sipas ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.
Një ditë më parë në Shkup u zhvillua “Forumin Ekonomik për bashkëpunim Rajonal” ku morën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Ky forum u përmbyll me nënshkrimin e një marrëveshje dhe dy memorandume bashkëpunimi mes tre vendeve.
Qeveria e Kosovës nuk kishte një përfaqësues në këtë tryezë dhe mohoi të ketë marrë një ftesë zyrtare.
Ndërkohë, Rama, Vuçiç dhe Zaev bënë thirrje që vendet e tjera të Ballkanit t’i bashkohen nismës së “Open Balkan”.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta