Ministrja e Jashtme gjermane: BE të mbajë premtimin për Shqipërinë e RMV-në
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock thotë se BE duhet të mbajë ‘premtimin’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Baerbock ka bërë një deklaratë të tillë në përfundim të mbledhjes së Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në BE.
Ministrja gjermane ka bërë thirrje që të nisin bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë dhe RMV duke theksuar se është “kyçe për sigurinë e BE-së” por edhe një “çështje gjeopolitike”.
“Duhet të mbajmë premtimet tona dhe të nisim negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Baerbock.
Especially in these times, support for #WesternBalkan countries on their way to #EU is a key security & geopolitical issue. Must stand by our promises and start overdue accession negotiations with #Albania and #NorthMacedonia. – @ABaerbock 3/3 pic.twitter.com/p9HasavJRi
— Germany in the EU (@germanyintheeu) May 16, 2022
Shqipëria dhe RMV ende nuk kanë nisur negociatat për hyrje në BE për shkak se Bullgaria ka vendosur veto ndaj Shkupit.
Vendet anëtare të BE-së do të duhet të marrin vendim me votë unanime për mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me dy vendet që shënon dhe nisjen e negociatave për anëtarësim.
Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet