Ministrja Ibrahimaj tregon pse Bordi i Transparencës do vijojë të funksionojë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se Bordi i Transparencës ka zbatuar aktin normativ që parashikon formulën e llogaritjes së çmimit të karburantit në çdo rast.
Në një konferencë për mediat të hënën, Ibrahimaj u shpreh se marzhet e fitimit të kompanive të hidrokarbureve janë ndjeshëm më të ulëta se ato të një viti më parë, dhe kjo është e bazuar në shifra.
“Çdo rast çmimi ndryshon në bazë të çmimit të bursës për një produkt të rafinuar të naftës jo bruto. Kam bindjen e bazuar në shifra se marzhet e fitimit të kompanive të hidrokarbureve janë ndjeshëm më të ulëta se ato të një viti më parë. Që do të thotë, që për sa kohë çmimet do të jenë ndjeshëm mbi mesataren, do të vazhdojmë të mbajmë këtë praktikë, edhe pse nuk duam të ndërhyjmë në çmimet e tregut”, u shpreh ministrja.
Një muaj më parë, Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shfuqizuar bordin e ngritur nga qeveria për përcaktimin e çmimeve të karburanteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta