Miqësorja me Italinë, Reja nuk ndryshon skemë, Berisha: Na ndëshkon mentaliteti

16 Nëntor 2022 | 10:19

Shqipëria dhe Italia do të përballen sonte në një ndeshje miqësore në “Air Albania”. Në prag të kësaj sfide, trajneri i axurrëve, Roberto Mançini ka kujtuar se Italia do të luajë për fitore duke vlerësuar se Shqipëria në shtëpi është një ekip i fortë.

“Nuk është se vijmë për pushime, por për të bërë një ndeshje të mirë, duke e ditur se ka vështirësi, se Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është aq e dobët. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shohim se si shkon. Shqiptarët në Itali janë të gjithë të aftë se ndryshe nuk do të luanin në Itali. Është e vështirë që një lojtar që luan në Itali të jetë mesatar, janë të gjithë të aftë, ndaj luajnë në kombëtare”, tha Mançini.

Leonardo Bonuçi mendon se Shqipëria aktuale është më e talentuar se ajo e vitit 2017. Duke folur para mediave në konferencën për shtyp në Tiranë ai ka parashikuar një sfidë edhe më të vështirë.

Ndërsa për Etrit Berishën “kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, sidomos pas ndeshjeve jo të mira në Nations League, kjo është një mundësi për të treguar vlerat tona, tha Berisha. Duke i njohur ekipin e Italisë do të mundohemi të bëjmë një ndeshje shumë të fortë pasi kemi kualitetet e duhura. Nuk jam i frikësuar thjesht kam respekt për Italinë, pasi shquhet për lojë teknike. Në Europian janë dalluar të gjithë, do përgatisim lojën në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi portieri i Kombëtares.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026