Miratohet buxheti i luftës, sa i shkojnë shpenzimet ushtarake Ukrainës

10 Nëntor 2023 | 10:48

Parlamenti ukrainas ka miratuar një buxhet të ri shtetëror për vitin 2024, që synon të përforcojë kundërofensivën ndaj pushtimit rus, që nisi rreth 20 muaj më parë.

Më shumë se gjysma e buxhetit prej 87 miliardë eurosh pritet të shpenzohet për përpjekjet ushtarake.

“Praktikisht, 50 për qind e shpenzimeve është për mbrojtjen dhe sigurinë e Ukranës”, ka deklaruar kryeministri Denis Shmihal pasi vendimi qeveritar u bë zyrtar.

Sipas tij, do të ketë më shumë armë dhe autoblinda, si dhe më shumë dronë, municione e raketa. “Pra, çdo qindarkë e taksapaguesve do të shkojë për ushtrinë”, ka nënvizuar kreu i qeverisë.

Të ardhurat për 2024-n pritet të jenë megjithatë 45.4 miliardë, thuajse gjysma e shpenzimeve. Por Ukraina mbështetet tek aleatët perëndimorë për të mbushur boshllëkun, edhe pse mbledhja e fondeve mund të rezultojë i vështirë për shkak të lodhjes së donatorëve.

Vendi i përfshirë nga lufta ka marrë 32.4 miliardë euro mbështetje financiare këtë vit, rreth 3 miliardë më shumë sesa në vitin kur nisi pushtimi.

Ndërkohë në anën tjetër të frontit, presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi natën mes së enjtes dhe së premtes një vizitë surprizë në selinë e ushtrisë ruse në Rostov on Don të Ukrainës.

Bëhet fjalë për vizitën e dytë të liderit rus në më pak se një muaj. Putin, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreu i operacioneve ushtarake, Valeri Gerasimov, pa nga afër armatimet e reja dhe u njoh me të dhënat e fundit mbi progresin ushtarak rus.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026