Miratohet Ligji për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale
Ligji për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale është miratuar të enjten. Kuvendi votoi në fund të seancës plenare unanimisht.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ky ligj do të shërbejë si një platformë komunikimi mes strukturave shtetërore dhe komuniteteve.
Sipas saj ky ligj do të shërbejë për mbrojtjen e viktimave dhe do të kufizojë kontaktin fizik apo virtual. Manastirliu theksoi se nuk do të zhbëjë fenomenin në tërësi, por do ndihmojë në përpjekjen për të parandaluar rastet.
Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se gjatë vitit 2021, më shumë se 2300 fëmijë në rrezik janë mbështetur nga programet e mbrojtjes sociale, ndërkohë që më shumë se 70 fëmijë janë marrë në mbrojtje.
Duke folur për shërbimet për viktimat e dhunës seksuale, Manastirliu tha se tashmë në Shqipëri funksionojnë tre qendra pritëse emergjence.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë
34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë