Mirë apo keq? Manjani tregon si ka qenë viti 2022
Politikani Ylli Manjani, komentoi sondazhin e ”Barometrit” në Euronews Albania, ku rezultoi se 69.5% e shqiptarëve nuk kanë patur një vit të mirë në 2022.
Manjani tha se sondazhi tregoi që 2022 ka qenë një vit i bardhë ndërsa hstoi se kjo shoqëri është më e rrezikshmja pasi ajo merr ngjyrë me një pigment fare të vogël.
“Unë e shoh se 2022 në 40% të slideve tregon që ëhstë një vit i bardhë. Është një vit as mirë as keq. Është një e bardhë gati e tejdukshme pa ngjyrë. Është një rutinë. Një shoqëri e bardhë kështu siç është mund të bëhet jeshile nëse ka ndonjë lekë. Njerëzit presin diçka nga qeveria. Shoqëria e bardhë është me e rrezikshme, ajo merr ngjyrë me një pigmet fare të vogël. Shoqëria në vendin tonë është e fjetur përgjithësisht.”- tha ai.
69.5% e shqiptarëve nuk kanë patur një vit të mirë në 2022. Barometri në Euronews Albania ka pyetur shqiptarët se si ka qenë 2022 dhe vetëm për 2.8% të shqiptarëve ka qënë një vit shumë i mirë, ndërsa një vit i mirë ka qënë vetëm për 27.6%.
Për 38.7% të shqiptarëve, 2022 ka qënë një vit as i mirë as i keq, për 17.2% viti që po lëmë pas ka qënë jo i mirë dhe për 13.3% aspak i mirë.
2022 nuk ka qenë një vit i mirë as për 70% të familjeve shqiptare. Vetëm 2.9% e shqiptarëve po lënë pas një vit shumë të mirë dhe vetëm për 27% ka qenë një vit i mirë. Ndërsa për 40.6% të tyre ka qënë një vit as i mirë as i keq, për 17.8% të shqiptarëve ka qënë një vit jo i mirë dhe për 11.6% ka qënë një vit aspak i mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve