Miroslav Lajçak takon liderët e partive politike në Kosovë
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar shumicën e liderëve të partive politike.
Në të gjitha takimet temë qendrore ka qenë dialogu, ku palët kanë dhënë qëndrimet e tyre për këtë proces.
Pa praninë e mediave, në mëngjesin e së martës të parin që e takoi ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Disa orë pas takimit para mediave foli deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e cila ka qenë prezent në takim. Sipas saj, Lajçak dhe Kurti janë pajtuar që pa Vetëvendosjen nuk mund të ketë marrëveshje finale.
“Aty u diskutuan disa çështje, ndër më të rëndësishmet është që të dyja palët u pajtuam që të mbesim në kontakt dhe të koordinohemi për hapat e mëtutjeshëm dhe se nuk mund të ketë dialog dhe marrëveshje të suksesshme, të qëndrueshme dhe afatgjatë pa përfshirjen e Vetëvendosjes dhe sidomos Albin Kurtit”, shkruan znj. Pacolli.
Më pas emisari i BE-së u takua me kreun e LDK-së, Isa Mustafa. Pas takimit u shpreh se për media do të flasë pasi të përfundojë̈ të gjitha takimet.
“Do të flas pasi të përfundoj të gjitha takimet”.
Ndërsa kjo parti në një postim në Facebook thotë që Mustafa e ka informuar Lajçak se LDK është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke.
“Z. Lajcak tha se e vlerëson që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm”.
Por, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ai nuk u prit nga kryetari Ramush Haradinaj, por nga zëvendëskryeministri i AAK-së Besnik Tahiri dhe ministrat e kësaj partie.
Kjo parti thotë se i kanë treguar Lajçak qëndrimin e tyre se duhet një marrëveshje që rezultat duhet të ketë njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues, duke i thënë emisarit evropian se AAK e ka vlerësuar pozitivisht përfshirjen e SHBA-së në proces, me besimin që roli i tyre do ta dinamizojë dhe do ta përmbyllë këtë çështje disavjeçare.
“Zyrtarët e AAK-së kanë mbajtur qëndrimin kritik ndaj BE-së për thyerjet e brendshme në raport me Kosovën, ku është folur edhe për ndryshim territoresh, gjë që ka lëkundur besimin e AAK-së, por përpjekjet e serishme të BE-së, nën udhëheqjen e SHBA-së në këtë proces, janë të përshëndetura”
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës nuk i është përgjigjur thirrjeve të televizionit për të treguar se a do ta presin në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian.
Zyra e BE-së në Prishtinë i ka thënë Euronews Albania që në fund të vizitës së tij në Kosovë, Lajçak do t’u drejtohet mediave në një konferencë, ku gazetarët mund të bëjnë pyetjet e tyre.
Lajçak ka arritur në Kosovë të martën e 16 qershorit, ndërsa do të largohet të enjten me 18 qershor. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë drejt Serbisë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush