Miroslav Lajçak viziton sot Kosovën
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, duke filluar nga kjo e hënë.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë me dije se Lajçak do të takojë kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkisë ndërkombëtare në vend.
“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i EUSR Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.
Kjo është vizita e parë e Lajçkak, që pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë, midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Përmes kësaj marrëveshje të arritur, qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës,të banuara më shumicë serbe, që nuk kanë paguar drita nga 1999, detyrohen të paguajnë faturat.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta