Misteri 50-vjeçar i zhdukjes së Sandy Davidson, familjarët kërkojnë të rinisin hetimet
Në një ditë të ngrohtë prilli të vitit 1976, 3-vjeçari Sandy Davidson po luante me motrën e tij Donna në kopshtin e shtëpisë së gjyshërve të tij në Irvine në Kaliforni kur qeni i familjes doli me vrap në rrugë.
Sandy ndoqi kafshën shtëpiake, ndërsa Donna u tregoi gjyshërve të saj çfarë kishte ndodhur përpara se të dilte në rrugë. Nga ajo ditë Sandy është zhdukur dhe nuk dihet fati i tij.
Gjatë këtyre 50 viteve ka pasur disa teori rreth asaj që ndodhi, nga rënia në lumin Annick aty pranë deri te rrëmbimi nga një burrë që shpërndante fletëpalosje.
Donna në 50-vjetorin e zhdukjes ka nisur një apel me shpresën se dikush mund të hedhë dritë mbi rastin.
Një kërkim masiv policor nisi në atë kohë, ndërsa punimet në shtëpi dhe një shkollë për lagjen aty pranë Bourtreehill u pezulluan. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, asnjë shenjë e fëmijës nuk u gjet kurrë.
Prindërit e Sandy-t, Margaret dhe Phillip, besonin se djali i tyre ishte marrë nga një burrë i vetmuar që donte një fëmijë të vetën.
Kjo teori fitoi besim më shumë se një dekadë më parë kur një punëtor nga kantieri i ndërtimit kontaktoi Donën pasi ajo bëri një apel në një gazetë lokale.
Zonja Davidson tha në vitin 2017: “Ai tha se e pa Sandyn duke u larguar dhe duke mbajtur dorën e një zotërie, por nuk ndjeu ndonjë arsye për shqetësim sepse nuk po vuante dhe dukej mjaft i lumtur.”
Shkolla fillore që po ndërtohej në kohën e zhdukjes u shemb në vitin 2014, por pavarësisht lutjeve të Donës dhe familjes së saj, toka nuk u gërmua plotësisht.
Herë pas here familjes i është dhënë shpresë, por kjo shpresë është shuar. Në nëntor 2013, dikush i lindur afërsisht në të njëjtën kohë me Sandy-n doli hapur dhe iu nënshtrua një testi ADN-je. Megjithatë, kjo vetëm sa vërtetoi se ai nuk ishte Sandy.
Dy vjet më vonë, dikush kontaktoi Donën përmes një grupi në Facebook për mbështetjen e personave të zhdukur, duke pretenduar se ishin rrëmbyer nga një vajzë adoleshente rreth kohës së zhdukjes. Policia nuk ishte në gjendje të lidhte incidentet.
Forcat policore kanë publikuar tani një imazh të ri, duke hamendësuar se si mund të duket Sandy tani si një burrë 53-vjeçar ndërsa çështja e tij mbetet mister.
“Dikush duhet ta ketë parë Sendyn atë ditë dhe përgjigjet që i duhen familjes së tij janë diku atje. Dikush duhet të dijë diçka dhe do t’i këshilloja të na kontaktojnë”, tha detektivja Louise White.
Ajo shtoi se edhe një informacion i vogël mund të jetë i rëndësishëm.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve