Mitaj i del në mbrojtjet Hysajt: Ka shumë kontribute, synojmë pikët ndaj Kroacisë

17 Qershor 2024 | 15:08

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet në prag të përballjes së dytë në grupet e Euro 2024, atë ndaj Kroacisë. Kuqezinjtë vijnë pas humbjes me Italinë në shifrat 2-1, ndërsa këtë të hënë është zhvilluar konferenca e radhës për shtyp. Përpara gazetarëve doli mbrojtësi Mario Mitaj, i cili analizoi ecurinë e ekipit, si dhe u ndal në kritikat e shokut të tij të repartit, Elseid Hysaj.

“Me thënë të drejtën po përgatitemi, kemi analizuar Kroacinë, duam të futemi në fushë dhe të shohim gjithcka lojë për lojë. Marrim rezultat pozitiv, e shohim më pas Spanjën”, tha Mitaj.

Në sfidën e parë, në humbjen ndaj Italisë, vërdhuan kritikat ndaj Hysaj, ndërsa Mitaj i del në mbrojtje shokut të repartit.

“Nuk është bukur të kritikosh një lojtar me të tillë kontribut. Hysaj ka dhënë kontribut, është dicka e vogël kur gabon”, deklaroi Mario Mitaj.

Shqipëria luan përballë Kroacisë të mërkurën në orën 15, ndërsa të dyja skuadrat janë në kuotën e 0 pikëve.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026