“Mitingu i shekullit”, 1,7 milionë njerëz në tubimin e Erdogan para zgjedhjeve
Kjo është java e fundit e fushatës në Turqi, ku presidenti Erdogan kërkon një tjetër mandat.
‘Stamboll’ brohoriti Erdogan para 1.7 milionë njerëzve që ishin të pranishëm në tubim të cilët mbanin në duar flamuj turq dhe pankarta kushtuar presidentit.
Mbi 10 mijë autobusë sollën mbështetësit në Stamboll, takim që Erdogan e quajti “mitingu i shekullit”.
Gjatë fjalimit të tij para turmës presidenti e cilësoi kundërshtarin ‘të dehur’ ‘të pafe’ dhe e akuzoi se do të përçajë vendin.
Ndërsa kandidati opozitar gjatë mitingut të tij premtoi se do të qetësonte dhe bashkonte vendin. Ai ka shtuar se do t’i japë fund autoritarizmit.
Presidenti Erdogan po përballet me garën më të vështirë , pasi popullariteti i tij u godit nga inflacioni dhe përballet me kritika për trajtimin e qeverisë së tij ndaj tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit që vranë mbi 48,000 njerëz në Turqinë Jugore.
Qytetarët turq do të votojnë më 14 maj për të vendosur për të ardhmen e kombit të tyre. Dhe sondazhet kanë treguar se gara është shumë e ngushtë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë