Mitsotakis humbet Athinën dhe Selanikun, qëndrimet pas rezultatit “befasues”

16 Tetor 2023 | 15:43

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe rajonale te zhvilluara dje ne Greqi shkaktoi trazira në dy bashkitë më të mëdha të vendit, Athinë dhe Selanik, ndërsa kandidatët e mbështetur zyrtarisht nga partia ne pushtet  ‘Demokracia e Re’  humbën në pesë nga gjashtë rajonet e mbetura në balotazh.

Haris Doukas, i mbështetur nga PASOK, shënoi një fitore të jashtëzakonshme ndaj kryebashkiakut aktual te Athines Kostas Bakojanis i mbeshtetur nga partia e kryeministrit Mistotakis.

“Sot Athina ka fituar, qyteti po nis një faqe të re. Dua të falënderoj qytetaret, e di përgjegjësinë që po marr përsipër. Qytetarët kanë arritur të pamundurën”, u shpreh  Doukas.

Nga ana e tjeter Bakojanis tha se po largohet “me kokën lart”.

“Si ekipi im dhe unë jemi në dispozicion të kandidatit fitues  për një tranzicion të organizuar dhe serioz. Përgjegjësia për rezultatin bie vetëm tek unë”, u shpreh ai para mbeshtetesve

Në Selanik, kandidati i pavarur u zgjodh me 67% te votave duke fituar ndaj kryetarit aktual.

Duke iu referuar humbjeve të kandidatëve të mbështetur nga Demokracia e Re, kryeministri Kyriakos Mitsotakis pranoi se nuk ishte një natë e mirë për partine e tij.

Partia qeverisëse fitoi vetëm Peloponezin, ndërsa katër nga rajonet (Maqedonia Lindore dhe Trakia, Maqedonia Perëndimore, Trakia dhe Egjeu i Veriut) që humbi ishin nga rebelët partiakë. Humbja tjetër ishte në Thesali, e cila u shkatërrua nga përmbytjet muajin e kaluar.

“Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit rajonalë dhe kryebashkiakë. Është detyrë e qeverisë të punojë me ta,” tha Mitsotakis.

Referuar pjesëmarrjes së ulët, ai tha se “kjo duhet të  japë një pauzë për të menduar”.

Duke komentuar rezultatet, kreu i opozitës kryesore SYRIZA,  tha se ato përfaqësonin “krisjen e parë të madhe në regjimin e Mitsotakis”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026