“Mjaft më, kthehuni në paqe te familjet tuaja” – Trump mesazh Zelensky-t dhe Putinit

18 Tetor 2025 | 08:37

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë menjëherë përgjatë vijave aktuale të frontit dhe deklaroi se të dyja palët duhet të shpallin fitoren.

“Mjaft gjak është derdhur, kufijtë territorialë tani përcaktohen nga lufta dhe guximi. Ata duhet të qëndrojnë aty ku janë. Le të shpallin fitoren të dyja palët dhe le të vendosë historia! Mjaft me të shtënat, vdekjet dhe kostot e mëdha e të paqëndrueshme”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth, menjëherë pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky

Ai e përshkroi takimin si “shumë interesant” dhe “të përzemërt”, duke shtuar se i përcolli të njëjtin mesazh Zelensky-t siç i përcolli Presidentit rus Vladimir Putin një ditë më parë.

“I thashë atij, siç i thashë Presidentit Putin – është koha për të ndaluar vrasjet dhe për të arritur një marrëveshje! Mjaft, kthehuni në paqe te familjet tuaja!” , theksoi Trump në njoftimin e tij dhe shtoi se kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse ai do të kishte qenë president i SHBA-së në kohën e shpërthimit.

Më herët sot, Zelensky u takua me Trump, i cili e takoi atë përpara Shtëpisë së Bardhë në Uashington, takimi i tyre i tretë këtë vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj. Ebola sipas një raporti...
15:40 | 26/07/2026

Ish-presidenti Hernandez do të kthehet në Honduras pas faljes nga Trump

Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez do të kthehet në Honduras të dielën, tetë muaj pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump e fali atë ndërsa...
15:31 | 26/07/2026

Qeveria iraniane paralajmëron për rritjen e çmimeve të naftës

Mes inflacionit të lartë dhe dëmeve të përhapura në infrastrukturë, qeveria iraniane ka paralajmëruar se çmimet e benzinës, të subvencionuara shumë, mund të duhet të...
15:23 | 26/07/2026