Mjekja shqiptare tregon faktorët që e bënë Gjermaninë histori suksesi ndaj COVID-19
Gjermania konsiderohet një histori suksesi për mënyrën se si e ka menaxhuar coronavisurin. Kastela Mico, mjeke shqiptare që punon në Gjermani tregon se,
“Janë mbi 1.3 milionë testime që janë bërë deri tani dhe kjo ka bërë që të kapen dhe fazat fillestare të infeksionit qoftë tek ata pa simptoma dhe ata me simptoma të lehta, duke bërë që virusi të mos përhapet më tej”, shprehet znj. Mico.
Mjekja shqiptare tregon se tashmë në Gjermani ka nisur dhe testimi i antikorpeve, i cili është në fazë eksperimental.
“Për momentin po bëhet testimi i tamponit, tani ka filluar në fazë eksperimentale që të bëhen dhe testimet e antikorpeve”, shprehet ajo.
“Diskutohet që pas datës 19 prill të fillojë një hapje graduale e shkollave dhe aktiviteteve të tjera, të gjithë janë ende në diskutim, nuk është ende një plan i qartë”, shtoi mjekja shqiptare.
Lidhur me numrin e ulët të viktimave, znj. Mico evidentoi si fakt kapacitetin e shtretërve dhe kjo ka bërë që sistemi shëndetësor të përballojë fluksin e të prekurve, por edhe faktin se nuk janë prekur shumë mosha të mëdha.
“Ka shumë faktorë, e para është numri i lartë i testeve. Pastaj ka numër shumë më të madh shtretërish në intensiv dhe në spitale. Nuk ka shteruar ende kapacitet siç kanë shteruar në shumë vende të tjera dhe kjo ka bërë që sistemi të përballojë rastet. Një fakt tjetër është se mosha e të prekurve nuk është aq e lartë sa në Itali apo disa shtete të tjera. Është një moshë mesatare diku tek 45-50 vjeç”, përfundoi mjekja.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij