Mjeku i Urgjencës: Qeveria nuk lejon tamponët tek spitalet private se fsheh numrin e vërtetë të të infektuarve
Mjeku i Urgjencës, Petrit Vargu tha për Euronews Albania se situata nga COVID-19 në Shqipëri nuk është menaxhuar siç duhet që nga fillimi i pandemisë, kur sipas tij masat u morën shumë vonë në një kohë që ne kishim fluks lëvizjesh me Italinë dhe veçanërisht pas daljes nga karantina kur asnjëherë s’u tha cilat ishin masat e brendshme për secilin institucion që do të hapej.
Por sipas mjekut Vargu, skandali më i madh është mosmenaxhimi i situatës së virusit në QSUT, duke e e kthyer atë vend në një vatër infeksioni për të gjithë vendin.
“Për të arritur në skandalin e vërtetë që ishin spitalet ku nga mosmarrja e masave, QSUT u kthye në në bombë për gjithë Shqipërinë.
Hapja tek ne u bë në mënyrë të rastësishme, ne u hapëm pse u hapën vendet rreth nesh, në mënyrë të pastudiuar prandaj ndodhi ajo që ndodhi.
Tani edhe qershia mbi tortë, u hap dhe transport urban kur jemi në maksimumin e fluksit”, tha mjeku.
I pyetur lidhur me shqetësimin e denoncuar së fundmi nga shumë qytetarë të cilëve nuk iu bëhet tamponi edhe pse kanë shenja klinike të virusit, mjeku kardiolog tha se kjo është pjesë e strategjisë së qeverisë për të fshehur shifrat e vërteta të të infektuarve me COVID-19.
Sipas tij, ky është një shërbim që mund të ofrohet shumë mirë edhe nga spitalet private, gjë që sipas qeveria s’e lejon për arsyen e mësipërme.
I pyetur lidhur me bonusin që kryeministri premtoi në fillim të pandemisë për mjekët që janë në frontin e parë me sëmundjen, mjeku Vargu e cilësoi edhe këtë një demagogji të pastër, pasi sipas tij këtë bonus që aktualisht e përfitojnë vetëm 10 mjekë të Infektivit, duhet ta përfitojnë të gjithë mjekët të cilët janë njësoj të rrezikuar çdo ditë nga sëmundja.
“Për nga sëmundshmëria dhe vdekshmëria në frontin e parë janë të gjithë mjekët. Vetëm 10 mjekë janë ata që e kanë përfituar.
Duhet ta marrin të gjithë mjekët e tjerë shpërblimin, pasi të gjithë janë në frontin e parë të sëmundjes. Gjithë QSUT u kthye në një vatër infeksioni përveç Infektivit”, tha mjeku.
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran